SPAK lexon pretencën për operacionin “Flakë në Det” ku prokuroria kërkon dënimin për 13 të pandehur për akuzat e “ Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Lënda narkotike nisej nga patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin “Vilua”.
Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gëzim Çela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Çela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg
Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30. Operacioni “Flakë në det” u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në muajin gusht të vitit 2023, ku të arrestuarit dyshohen nga organi i akuzës se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet rrugës detare./abcnews.al

