Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të digjte me benzinë fqinjin, pranga 32-vjeçarit në Librazhd

schedule13:31 - 10 Qershor, 2025

schedule 13:31 - 10 Qershor, 2025

LIBRAZHD- Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Librazhdit pasi tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin e tij.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75-vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar i moshuari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!