Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtohet gjermani gjatë eksplorimit të Alpeve të Valbonës, policia shpëton turistin

schedule16:30 - 7 Qershor, 2025

schedule 16:30 - 7 Qershor, 2025

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman(turist) duke eksploruar alpet e Valbonës ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin gjerman 68 vjeçar, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë.



Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!