TIRANË- Një ditë para përballjes së madhe në “Arenën Kombëtare “në Tiranë, trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç dhe kapiteni i ekipit Aleksandar Mitroviç mbajtën një konferencë për mediat.
Trajneri serb e cilësoi Shqipërinë një ekip të mirë dhe me lojtarë të talentuar.
Ndërkaq, kapiteni i Serbisë Aleksandar Mitroviç u shpreh se përballja me Shqipëria do jetë e vështirë, pasi sipas tij, ekipi kundërshtar ka lojtarë shumë të organizuar.
Pres një lojë të vështirë, është një ekip i mirë, i organizuar dhe me lojtarë të mirë. Ne jemi të fokusuar në përgatitjet tona. Atë që ne dëshirojmë të bëjmë në fushë edhe këto janë fillimi i kualifikimeve dhe shpresoj t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer”, theksoi Mitroviç.
Kapiteni serb ishte në fushë edhe në ndeshjen e 14 tetorit 2014 , ku lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë u dhunuan në fushë nga huliganët serbë. Ai theksoi se në përballjet me Shqipërinë ka dy kujtime; “një të mirë dhe një të keq”
“Kam dy kujtime nga ndeshjet me Shqipërinë, një të keq dhe një të mirë. Në Beograd pas asaj që ndodhi dhe në Elbasan ku fituam. Ka kaluar shumë kohë, brezat kanë ndryshuar si te ne, ashtu edhe ata, por ekipi kuqezi ka cilësi dhe meriton respekt.
Por ne në fushë zbresim për fitore dhe jo rezultat tjetër, qoftë Shqipëria, apo Anglia, Brazili e Argjentina. Duam kualifikimin, por duhet të jemi perfekt.
Fokusi im është vetëm fusha dhe jo ajo që ndodh përreth.”, tha ai./abcnews.al

