Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bizneset në Kosovë drejt falimentimit, Oda Ekonomike vë alarmin pas vendimit për liberalizimin e tregut energjetik

schedule17:05 - 5 Qershor, 2025

schedule 17:05 - 5 Qershor, 2025

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të tjerë të sektorit privat, mbajtën takim me bizneset e prekura nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Pas takimit u bë e ditur se do organizohet protestë paqësore nga bizneset më njëmbëdhjetë (11) qershor nga ora njëmbëdhjetë (11:00) në sheshin e Prishtinës, në rast se ZRRE-ja dhe Qeveria nuk reflektojnë karshi kërkesës së bizneseve.

Si shkak i shtrenjtimit të energjisë elektrike, përfaqësues të odave thanë se rreth katërqind 400 fabrika po konsiderojnë mbylljen e tyre, për shkak të daljes në tregun e lirë.

Ndërkaq, në takimin i cili u mbajt u mbyllur për media, disa biznese kanë shprehur ankesën e tyre se KEK-u po i kërcënon ato me ndalje të energjisë elektrike.

“Ftojmë qeverinë që mos të na bie në pozitë që të mërkurën të protestojmë të gjithë dhe të ndalim punën, sepse do të ndalet puna gjatë asaj kohe. Ftojmë KEK-un në këtë rast që mos të kërcënojë bizneset me ndalje të rrymës. Siç po kemi informata nga bizneset që është duke kërkuar nga bizneset që ta realizojnë një kontratë. Në të kundërtën ia ndal rrymën. KEK-u nuk ka të drejtë t’ia ndalë rrymën në këtë fazën 60 ditore”, ka thënë kryetari i Dhomës së tregtisë dhe industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!