Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “mision” në Bruksel/ Gazetari Rada: Raportimi në sallë boshe, qesharake. Gjokutaj, lodër në duart e doktorit

schedule23:50 - 3 Qershor, 2025

schedule 23:50 - 3 Qershor, 2025

Për herë të dytë pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha fluturoi më Bruksel. Lajmëroi se do ishte ftuar për të denoncuar farsën e tij në Akademinë Politike të Partive Popullore Europiane, por përfundoi në një sallë thuajse bosh, duke folur në celular me veten.

Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, tha se raportimi në një sallë boshe në Bruksel është tejet qesharake.

Gjithashtu, gazetari Rada shtoi se po përpiqet të paraqesë një realitet që nuk ekziston, pasi sipas tij Berisha në raport me Perëndimin është një figurë e izoluar , pasi është shpallur non grata.

‘Ajo që ndodhi në Bruksel nuk është thjesht një episod i turpshëm por një tregues i qartë nga një shkëputje e realiteti, Një dështim i thellë e përpjekjes për të ndërtuar marrëdhënie me ndërkombëtarët dhe për të paraqitur një kauzë që askush nuk e merr seriozisht. Sot Marta Kos ka bërë një deklaratë që në 2029 Unioni mund të zgjerohet me Shqipërinë dhe një vend tjetër.

Ndërsa komentoi edhe mesazhin e avokatit Genc Gjokutaj, i cili “kërcënoi” deputetë të PD duke thënë “lufta do të jetë fizike”. Ai tha se Gjokutaj duke se është kthyer në një “lodër” në duart e ish-kryeministrit.

Rada tha se kanë përdorur të njëjtën gjuhë, dhe qëllimi është për të ruajtur kontrollin personal mbi PD.

“Nuk e ka as mandatin moral dhe as politik që të flasë në emër të demokratëve dhe aq më pak t’i kërcënojë ata. Qëllimi ka qenë për të ruajtur kontrollin personal mbi PD”, tha ai.

Më tej nënvizoi se nuk pritet që demokratët të “gjejnë forcë” për të larguar Berishën.

“Berisha si individ nëse largohet nga PD, sërish nuk e zgjidh situatën ku është futur PD për shkak se Berisha ka siamezët e tij , pra edhe sikur të hapej gara për kryetar, do të dilnim te shërbëtorët e tij që jo pa qëllim i vendosi te listat e mbyllura.”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!