Mbrëmë, në emisionin “Pressing” në ABC News, ishte i ftuar trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja. Emisioni u moderua si zakonisht nga Gerti Çarçani dhe bukuroshja Einxhel Shkira, e cila shpeshherë “ngacmoi” strategun e kombëtares kuqezi.
Në përfundim të intervistës së Rejës, Shkira i tha trajnerit italian se është një figurë shumë e dashur për të gjithë shqiptarët, dhe përveç kombëtares, edhe ai tashmë mund të quhet dashuri.
Biseda në studio:
Shkira – “Jo vetëm kombëtarja është një dashuri, tani mund të themi që edhe trajneri është dashuri”.
Çarçani – “Kolegia më tha se trajneri është dashuri”.
Reja – “Faleminderit (qesh)”.
Shkira – “Është e qartë se Reja ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe dua ta falënderoj shumë që ishte me ne sot dhe iu përgjigj pyetjeve tona. I urojmë suksese dhe ta shikojmë me rezultate sa më të mira në kombëtaren tonë”.
Çarçani – “Edhe me prezencën tënde (drejtuar Shkirës) në konferencën për shtyp”.
Shkira – “Patjetër, në stadium dhe në konferenca për shtyp”./abcnews.al