Jo më kot e ka marrë atë epitet. Adrion Pajaziti është vlerësuar si “Demollari I ri” nga trajneri I Shqipërisë U21, Alban Bushi, dhe për momentin duket se do të hedhë një hap të madh në karrierë.
I mjaftuan vetëm pak muaj në Kroaci që të cilësohej si zbulimi I kampionatit, dhe të merrte vëmendjen e njërit prej klubeve më të mëdhenj.
Është vetë Hajduku I Splitit që, sipas mediave kroate, po interesohet për Pajazitin dhe me shumë mundësi do ta marrë, nëse nuk do të ndërhyjë ndonjë klub më I rëndësishëm.
E përditshmja kryesore e Zagrebit, “Jutarnji List” shkruan se trajneri I ri I të bardhëve, Gonzalo Garsia, ka piketuar pikërisht 23-vjeçarin e lindur në Londër për ta pasur në ekip sezonin e ardhshëm.
Kjo nuk po ndodh rastësisht.
Pajaziti luajti 23 ndeshje për Goricën në Ligën e Parë të Kroacisë, duke shënuar 3 gola, që të gjithë të rëndësishëm.
Ai realizoi në barazimin 1-1 pikërisht ndaj Hajdukut, në fitoren 1-0 kundër skuadrës më të madhe në vend, Dinamo Zagreb, si dhe në fitoren 1-0 në fushën e Osijekut.
Më shumë se golat, mesfushori ofensiv vlerësohet për nivelin teknik, vizionin e lojës dhe agresivitetin e shfaqur në fushë, diçka që sipas “Jutarnji Listit” I ka munguar Hajdukut vitet e fundit.
Skuadra më e vjetër në Kroaci, është 6 herë kampione e vendit, dhe 9 herë kampione e Jugosllavisë, veçse titulli i fundit është fituar në 2005, njëzet vjet më parë.
Pajaziti ndërkaq ka luajtur dy herë për kombërtaren shqiptare, si dhe ka 8 gola në 11 ndeshje për Shqipërinë U21./abcnews.al


