Mijëra banorë të Durrësit dhe Tiranës nuk ndjehen të sigurt në banesat e tyre për shkak se janë dëmtuar nga tërmeti. Prej disa ditësh ekipe ekspertësh janë duke kontrolluar banesat, por ka qytetarë që ankohen se kjo nuk po bëhet me shpejtësinë e duhur dhe se kanë mbetur mes katër rrugëve.
Një rast i tillë është ai i lagjës nr.18 në Durrës, nga ku foli edhe kreu i PD-së Ferdinand Xhaferaj.
“Shtet maskara, një shtet hajdut që vetem na vjedh, na gënjejnë se do të na japin bonus dhe deri më tani asgjë”, i shprehi një grua shqetësimin Xhaferajt, i cili theksoi se qytetarët kanë nevojë për zgjidhje emergjente nga qeveria.
Në fjalën e tij,. Xhaferaj tha se i vetmi vendim që ka marrë Rama për Durrësin është emërimi i mëkëmbësit të Dakos në vend të Valbona Sakos.
“Jemi në lagjen 18 e cila është dëmtuar nga tërmeti. Qyetarët janë të acaruar për vetë faktin se si qeveria po menaxhon krizën. Qytetarët duan siguri për banesat e tyre ndërsa qeveria vrapon për të fshehur provat.
Ata duan të shohin qeverinë të tregojë se kush janë përgjegjës për këtë masakër. Tashmë qytëtarët janë në panik dhe kryeministri duhet të japë një përgjigje.
Në ato ku që kosniderohen të mira qytetarët janë në panik sepse thonë se KÇK-ja po bëhet gati për ti bprishur banesat. Opozita i ka bërë propozimet e saj me planin me tre pika për qytetaret dhe planin me pesë pika për biznesin”, deklaroi Xhaferraj.
Me tej ai theksoi se kjo që po bën kryeministri përbën një krim që duhet hetuar dhe s eky tension i akumuluar te njerëzit do të kthehet në një “bombë” sociale. /abcnews.al