Nis rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët nga 0 deri në 18 vjeç

schedule15:08 - 16 Janar, 2018

schedule 15:08 - 16 Janar, 2018

Pas vendimit të qeverisë për ofrimin falas të fishave te diabetit për fëmijët 0 deri ne 18 vjeç nisi rimbursimi i tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh për lehtësi në tërheqjen e tyre, ndërsa mjekët dhe personat e sëmurë i paraqiten të tjera kërkesa.

Një person me diabet vetëm për fishat matëse të nivelit të sheqerit në gjak duhet të shpenzojë rreth 120 mijë lekë të reja në vit.
Rreth 1500 fëmijëve nga 0 deri në 18 vjeç nga kjo e martë do ti rimbursohen nga buxheti i shtetit katër fisha në ditë. Pas rekomandimit nga mjeku i familjes pacientet do të mund ti tërheqin pranë farmacive të spitaleve rajonale dhe dy spitaleve bashkiake me afër vendbanimit sasinë e gjashtë muajve bashkë.
Por kërkesat e mjekëve dhe personave me diabet janë më shumë se kaq.

Aktualisht në vendin tonë numërohen rreth 75 mijë persona të diagonstikur me diabet. Mjekët thonë se çdo vit diagonstikohe me këtë sëmundje 3 deri në 5 mijë raste të reja. Ndërkohë që vetëm për rimbursimin e 2 milionë e 190 mijë fishave në vit qeveria ka vënë në dispozicion 43.8 milionë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!