Shkëmbim të burgosurish, armëpushim dhe zgjedhje në Donbas, ishin temat kryesore në Samitin e Ukrainës që u mbajt në Paris. të pranishëm përvec presidentëve rus dhe ukrainas, ishin dhe ai francez dhe kancelarja gjermane Merkel
Moska dhe Kievi zotohen për hyrjen në fuqi të një armëpushimi. Është një nga pikat thelbësiore të deklaratës së përbashkët, së bërë publike pas përfundimit të samitit për Ukrainën në Paris. Rezultati i samitit sipas formatit të Normandisë duket të jetë pozitiv. Presidenti rus Putin u shpreh i kënaqur nga përballja me homologun ukrainas Zelenski, i cili nga ana e tij i cilësoi negociatat si një sukses.
Zelenski është pjesëmarrësi më i ri në lojën e madhe të liderëve ndërkombëtarë, e për këtë arsye shpesh dukej i humbur, por u ndihmua nga presidenti francez Emmanuel Macron për të gjetur vendin e tij në tryezën e bisedimeve të vendosur në një sallë të Elize-së. Programi parashikonte bisedat dypalëshe Zelenski-Makron e Putin-Merkel, dhe më pas Putin-Makron, Zelenski-Merkel). Dhe më pas negociatat e përbashkëta, të ndjekura nga takimi i parë privat mes Putin e Zelenski, i cili zgjati 15 minuta. Liderët u takuan sërish në darkën e punës, e cila vazhdoi përtej parashikimeve paraprake. Dhe pikërisht këtu nisi dhe puna e vërtetë për të vendosur fjalët që do të përdoreshin në deklaratën e përbashkët.
Presidenti ukrainas mbështetej nga një numër i madh këshilltarësh të cilët e ndihmonin në pika të ndryshme të programit. Zelenski kishte theksuar tre argument kyçe të samitit: një shkëmbim tjetër të burgosurish, armëpushim dhe zgjedhje vendore në Donbass. Për pikën e parë Zelenski deklaroi se në muajin dhjetor do të kryhet një shkëmbim i rëndësishëm të burgosurish me separatistët pro Moskës. Ndërsa për marrëveshjet e Minsk, foli kancelarja gjermane Merkel e cila kërkoi zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të tyre.
Presidenti rus Putin u shpreh se Rusia do të bëjë të mundur zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe se samiti i Parisit sipas formatit të Noprmandisë ishte i domosdoshëm. Por ai shtoi se tashmë duhet që Kushtetuta e Ukrainës të modifikohet për të lejuar krijimin e një statusi special për Donbass.
Një tjetër temë e nxehtë ishte ajo e rinovimit të kontratës për furnizimin me gaz të Kievit, e cila skadon në 31 dhjetor 2019. Gjetja e një marrëveshjeje për rinovimin është dicka që i intereson dhe Zelenskit dhe Putinit. Samiti i rardhës i këtij lloji do të jetë pas katër muajsh./abcnews.al