Shirat e dendur kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinave në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve në aksin e saj.
Mësohet se sasi të mëdha gurësh dhe dherash kanë rënë në rrugë tek zona e quajtur “Kthesa e Murrashit”.
Për fat të mirë nga rënia e gurëve nuk kanë shkatuar aksidente.
Pas heqjes së disa gurëve qarkullimi është duke u bërë vetëm nga një korsi. /abcnews.al