FRANCË- Angjelin Preljocaj, koreografi dhe artisti francez me origjinë shqiptare është zyrtarisht anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës.
Koreografit Preljocaj iu dorëzua Shpata e Akademikut, në një ceremoni të posaçme të organizuar nën kupolën historike të institutit të Francës.
Akademia e Arteve të Bukura është një nga pesë akademitë që përbëjnë Institutin e Francës. Me 63 anëtarë në 9 seksione artistike.
Ndaj kjo arritje e mjeshtrit të koreografisë botërore, është padyshim, një moment krenarie për Shqipërinë dhe kulturën tonë.
Artisti shqiptar nga Malësia e Madhe është i njohur në mbarë botën për veprat e tij, të cilat kanë parë dritën e skenave më në zë.
Krijimet e tij janë tashmë pjesë e repertorit të kompanive të ndryshme si: “La Scala”, “New York City Ballet” “Ballet de l’Opéra National de Paris”.Vitet e fundit, Preljocaj, ka qenë prezent disa herë me koreografitë dhe trupën tij të baletit edhe në Shqipëri./abcnews.al

