ABC News ka siguruar pamje të atentatit në Durrës, ku mbeti viktimë 29-vjeçari Ermir Dedja.
Nga pamjet, shohet se autorët e kanë ndjekur nga pas me një makinë të bardhë Dedjan, dhe dëgjohet një e shtënë në drejtim të tij.
Ndërkaq, një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit, dyshohet se u përket autoreve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja.
Dedja është arrestuar më herët për dy ngjarje, fillimisht në vitin 2015 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 për përkrahje të autorit në një plagosje në qytetin e Shijakut.
Kohët e fundit, Dedja dyshohet se ishte përfshirë në një grup kriminal në Durrës./abcnews.al

