Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama batuta me Merz: Është privilegj dhe unike të kesh mundësinë t’ia japësh apo mos t’ia japësh fjalën kancelarit gjerman

schedule14:15 - 16 Maj, 2025

schedule 14:15 - 16 Maj, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili ndodhet në Samitin e Komunitetit Politik Europian, në Tiranë.

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se “Është privilegj dhe unike të kesh mundësinë t’ia japësh apo mos t’ia japësh fjalën kancelarit gjerman”

Më tej, Rama shtoi se:



“Është privilegj dhe unike për ta përgëzuar, kancelarin e ri dhe të sapozgjedhur të Gjermanisë. Është në fakt mundësia e jetës, për të qenë kryeministri i Shqipërisë dhe të kesh mundësinë t’ia japësh fjalën apo mos t’ia japësh  fjalën kancelarit gjerman, mendoni.

Pra, është fjala për ju kancelari Merz. Përgëzime dhe urime edhe njëherë dhe të gjithë presim me padurim, lidershIpin dhe udhëheqjen e Gjermanisë”, tha Rama, teksa ia dha fjalën kancelarit Merz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!