Analisti Mentor Nazarko komentoi rezultatin e PD në zgjedhjet e 11 majit, ku ka arritur në 50 mandate pas humbjes së mandatit në Vlorë dhe Tiranë. Nazarko tha se u duk qartazi që PD po shkonte drejt humbjes katastrofike sepse nuk kishte krijuar frymën për ndryshim. Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në votime ishte shenja e parë që PD do humbte katastrofikisht.
“U duk qartë që në pjesëmarrjen e ulët që PD po shkonte drejt humbjes katastrofike. Në 2021 kishim rritje pjesëmarrje, që favorizon opoiztën. Pesëmarrja e ulët ishte shenja e parë që kjo PD nuk kishte krijuar frymën për ndryshim. Në 2021 o ishte mbrapa Bashës Berisha dhe arritën në atë rezultat, ose ishte vetëm Basha. Nga ky ballafaqim distanca mes tyre duket shumë e madhe. U përzu Basha me idenë që ky solli humbjen.”