Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, deputeti më i vjetër duhet të çelë seancën parlamentare”, Cupi: I takon edhe posti i nënkryetarit, besoj do e mbajë sepse…

schedule21:44 - 12 Maj, 2025

schedule 21:44 - 12 Maj, 2025

Analisti Frrok Çupi u shpreh se kreu i PD Sali Berisha si deputeti më i vjetër i takon që të çelë seancën parlamentare. Gjithashtu theksoi se po ashtu i takon edhe posti i nënkryetarit, që sipas Çupit do të jetë me qëllimin për të krijuar imunitet.

“Ose njërën pozitë ose tjetrën do ta mbajë Saliu. I takon edhe të hapë Kuvendin edhe të jetë nënkryetar Kuvendi. Unë besoj se do të jetë nënkryetar i Kuvendit, për të krijuar imunitet, për të krijuar zhurmë nëpër botë që nënkryetar i Kuvendit do të çohet në burg”, tha Çupi.

Nga ana e tij analisti Artur Nura, tha se kreu i PD Sali Berisha do ta kontrollojë Partinë Demokratike.

“Të gjithë ishin më vallen e Berishës dhe kjo të lë një shije jo të mirë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!