Rezultati për Vorën dhe njësinë 10 në Tiranë ku u zhvillua votimi elektronik, pritet të jepët mëngjesin e së hënës.
Afati u njoftua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në konferencën e parë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit.
“Është një kërkesë e PD dhe sipas PD dhe koalicionit përkatës qëllimi i këtij projekti pilot lidhet me rikonfirmimin sipas vlerësimit tim, të integritetit të përdorimit të kësaj pajisje gjatë procesit të votimit. Nuk ka askush dyshime që pajisja e elektronike e transmeton rezultatin menjëherë dhe nuk ka nevojë për ta testuar, ajo cfarë është dashur të testohet për t’u rikonfirmuar ka të bëjë me integritetin e procesit të votimit përmes këtyre pajisjeve. Këtë ka patur qëllim parësor, ky projekt pilot.
Në kushtet kur lehtësisht mund të spekullohet me rezultatin e shpejtë që prodhon ky proces, ku pjesa dërrmuese do të numërohen vonë, do nisë procesi pas mesnate mund të kishte një impakt në këtë proces. Pra, për të garantuar integritetin e pjesës dërrmuese të madhe të votimit, kemi sakrifikuar transmetimin e menjëhershmë të rezultatit. Gjatë mbylljes së procesit të votimit në disa qendra operatorët teknikë që kanë asisituar procesin, kanë printuar por nuk do duhet ta kishin bërë prezantimin e rezultatit.” – u shpreh Celibashi./abcnews.al

