Tiranë- Që në nisje të procesit të votimit në orët e para të mëngjesit, “ABC News”, ka ndjekur hap pas hapi ecurinë e këtij procesi zgjedhor.
Me një panel të ftuar në studio, është diskutuar, për ecurinë, si edhe qëndrimet e palëve gjatë ditës si edhe në qendrat e votimit, ku nuk kanë munguar edhe përplasje.
Një i tillë ka ndodhur edhe në Vorë, ku Flamur Noka është proceduar penalisht pasi dhunës së ushtruar ndaj votuesit në qendrën e votimit në këtë zonë.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se sipas tij nëse regjistrohet procedim penal do të përballet me akuzën e pengimit të votuesve, duke shpjeguar që është një vepër që nuk është kundërvajtje penale. Sipas tij nuk është deri në dy vite, por më shumë se dy vite dhe nënvizon se Noka duhet ta shohë mirë pozitën.
“Ka filluar një lloj gare e heshtur në shifra dhe në përfundime. Pra të mos jetë vetëm SPAK, sepse SPAK nuk është polici shteti. Kjo duhet kuptuar…Duhet të njoftosh Policinë e Shtetit njëherë. Presim siç na ndodhi në Dibër, bllokuan në Dibër dhe prisnin SPAK. Jo njoftohet policia. Ndaj edhe veprat që janë ngritur në Dibër janë të vetëgjyqësi”, tha ai.
Gjithashtu u ndal edhe tek rasti i Elbasanit, tha se fakti që lë flukse të mëdha pa kontrolle, sjell edhe ato situata.
“Ajo e Elbasanit ndodhi edhe për shkak të mos veprimit. Deri tani askush nuk flet me denoncime konkrete, që është grupi filan. Ndërsa në Vorë nuk mund t’i thuash bandë sepse ishte vetëm një person”, tha ai.
/abcnews.al/