Kjo e diel e gjeti qytetin bregdetar të Vlorës mes zgjedhjeve dhe çiklizmit ku eventi “Giro d’Italia” përmbylli etapën e tretë. Ky eveniment zhvillohet për herë të parë në Ballkan, ku Shqipëria pati stafetën për të qenë mikëpritësja e tij. Fituesi i etapës së tretë është danezi Petersen, kampion i botës në 2019.
Çiklisti danez Mads Petersen ishte fituesi i Etapës së Parë të edicionit të 108-të të ‘Giro d’Italia’, që për herë të parë nisi nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë, në një garë emocionuese prej 160 kilometrash. Etapa u mbyll rreth orës 17:11 në Sheshin “Nënë Tereza”, ku Petersen kaloi i pari vijën e finishit, duke fituar një nga garat më historike të çiklizmit botëror që këtë vit nisi jashtë Italisë.
Ndërkohë, qytetarët e Vlorës ‘vërshuan’ në sheshet e qytetit bregdetar për të ndjekur eventin e madh, e ndërkohë pjesëmarrja në kutitë e votimit vijon të jetë e ulët.
/ abcnews.al


