Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fotografoi votën, pranga 43 vjeçarit në Librazhd

schedule17:15 - 11 Maj, 2025

schedule 17:15 - 11 Maj, 2025

Në Librazhd është arrestuar një qytetar pasi dyshohet se fotografoi votën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Spathar ku ky person u evidentua se po filmonte votën teksa ushtronte të drejtën e tij.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast.”
/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!