Edoardo Reja ka ardhur në Shqipëri ditë e sotme. Trajneri i kombëtares flet në lidhje me interesimin e Napolit në një prononcim për mediat, teksa konfirmon edhe akordin e rinovimit me Armand Dukën, kreun e FSHF-së, për të vijuar aventurën në stolin e kombëtares kuqezi.
Italiani zbulon shkakun e kësaj vizite në vendin tonë. Të gjithë trajnerët e skuadrave përfaqësuese do të kenë një takim me Dukën, aty ku do të ketë një përmbledhje të punës së tyre.
“Në Napoli unë kthehem gjithmonë, sepse më presin shumë gjëra të bukura. Kam shumë miq, kam raporte të mira me presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra apo shkrime.
Kemi folur praktikisht, sepse akordin e kemi gjetur prej kohësh. Sot jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me presidentin dhe për të dëgjuar nëse ai është i kënaqur ose jo nga ne“, përfundon Edoardo Reja. /abcnews.al