Tusk: Dyert e BE janë ende hapur për Britaninë e Madhe

schedule12:12 - 16 Janar, 2018

schedule 12:12 - 16 Janar, 2018

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tuk u shpreh se dyert e BE-së janë ende hapur për Britaninë e Madhe pavarësisht se negociatat për Brexit vazhdojnë dhe vendi po bëhet gati për daljen nga Unioni

Vetëm në rast se nuk do të keëtë një ndryshim në moment të fundit të vullnetit të britanikëve, Brexit do të jetë një eralitet shumë shpejt. Ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk i cili paralajmëroi pasoja negative për të dyja palët kur Britania e madhe në marsin e vitit të ardhshëm të mos jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Tusk më tej shtoi se asnjë në BE nuk ka ndryshuar ,emdje për sa i përket qëndrimit të Mbretërisë së bashkuar dhe se dyert do të jenë gjithnjë hapur.

Nga ana e tij presidenti i komisionit të Be, Zhan Klod Junker theksoi se shpresote që mesazhi i Tusk të kuptohej qartë nga Londra./abcnews.al