Izraelitët prodhojnë pajisjen që parashikon tërmetet: Ambasadori tregon në Abc News se kur del në treg

schedule13:54 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 13:54 - 9 Dhjetor, 2019

Shqipëria u godit nga dy termete të fuqishme, brenda dy muajve: Ai i 21 shtatorit me dëme materiale dhe termeti fatal i 26 nëntorit, që mori jetën e 52 personave, plagosi mbi 900 të tjerë dhe la në qiell të hapur me mijëra qytetarë, kryesisht në Durrës e Thumanë. Tashmë pyetja që shtrojnë të gjithë me shqetësim është: A mund të rrezikohemi sërish nga termetet?

Sizmiologët kanë deklaruar shpesh se termetet nuk mund të parashikohen, ndërsa nga Israeli vjen një lajm i mirë: Brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon termetet 8 deri në 12 orë para se të godasë. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në një intervistë ekskluzive për Abc News.

Ai shpjegon se Izraeli ka dy sisteme për paralajmërimin e tërmeteve, të dyja funksionale, një në çarjen siriano-afrikane që kalon nga Siria deri në Afrikë deri në Malaui, me rreth 500 kilometra në Israel dhe sistemin e alarmit në shinat e trenit që përdoret për të rregulluar shpejtësinë e trenit për të parandaluar dëmin para se të ndodhë tërmeti. Por ajo që ka bërë më shumë bujë është kompania Izraelite “Ionoterra” me krijimin e një sistemi që parashikon tërmetin nga 8 deri në 12 orë para se të ndodhë. Ambasadori thotë se ky nuk është thashethem dhe se do të jetë në treg brenda një viti ndërkohë që është testuar me sukses.

“Ata mendojnë ndryshe, jashtë paradigmës. Në vend që të përpiqen të identifikojnë tërmetet përmes lëvizjeve sizmike dhe nëse bën këtë, humbet 90 përqind të zhurmave të lëvizjeve për shkak të natyrës së identifikimeve sizmike. Kështu që ata përpiqen ta përdorin atë përmes jonosferës, që është niveli atmosferik nga 60 kilometra e sipër, nga 60 deri në një mijë kilometra. Ajo që bëjnë është se vënë sensorë dhe radarë në vende që janë shumë të ndjeshme ndaj tërmeteve dhe marrin sinjalin në mënyrë konstante dhe arrijnë të shohin kurdo që ka ndryshim. Dhe ndryshimi është alarm i kuq për ju. Suksesi i saj është 91 përqind. Ata e testuan sistemin në Greqi, Turqi, Rumani, por sigurisht teknologjia nuk është 100 përqind e arritur. Do të kërkojë disa javë, disa muaj për ta vlerësuar në një pozicion ku mund ta përdorësh në çdo vend”, u shpreh Noah Gal Gendler për Abc News.

Ambasadori tha gjithashtu se ky sistem nuk është shumë i kushtueshëm sepse mund të përdoren sensorë dhe radarë. Sensorët mund të vendosen madje në çdo 2-3 kilometra, edhe në varka të vogla, për të mbuluar edhe pjesën detare.

Intervista e plotë: 

-Do të doja t’iu pyesja së pari për ndihmën që Izraeli po i jep Shqipërisë në këto kohë tragjike, në këto kohë kaq të vështira për njerëzit tanë. Çfarë kanë parë, si janë ndjerë, cfarë po bëjnë saktësisht në Shqipëri për të ndihmuar?

-Së pari, duhet të them që është një privilegj i madh për ne që mund të japim çfarëdo ndihme për kombin tuaj, për popullin tuaj.  Kemi pasur deri tani dy delegacione, një delegacion shpëtimi me pesë persona që kanë punuar këtu për rreth një javë dhe delegacioni tjetër që është aktualisht këtu me 10 persona, 8 inxhinierë, për të inspektuar, për të vlerësuar dëmin dhe për të parë se çfarë mund të bëhet në një fazë të mëvonshme. Ajo që shohin, në përgjithësi, mbi 90 përqind e banesave nuk duhet të shkatërrohen. Ato duhet të rinovohen.

-Sepse nuk kanë dëmtime strukturore…

-Sigurisht. Ky është shpjegimi, dhe ata kanë teknologji të posaçme dhe pajisje për të vlerësuar se kjo është situata përfundimtare, rezultati dhe banesa nuk duhet të shkatërrohet.

-Po bëj një pyetje teknike ndoshta, por a kanë ata ndonjë pajisje që mund të masë përshembull nëse hekuri që është futur në kolona është në rregull?

-Po, veçanërisht hekuri dhe çimentoja, po, kanë pajisje speciale, po.

-Sepse kjo është e rëndësishme për ta mbajtur ndërtesën në këmbë apo jo?

-Po, po. Kanë pajisje speciale dhe njohuri speciale sesi ta bëjnë këtë.

Pra ju po thoni që ata thonë se 90 përqind e ndërtesave duhet të rindërtohen, jo të shkatërrohen?

-Po.  Që nga ky mëngjes, 90 përqind plus.

-90 përqind plus?

-Nuk duhet të shkatërrohen.

-A ua kanë thënë këtë autoriteteve tona, qeverisë sonë?

-Sigurisht.

-Sepse ne po shohim ndërtesa që po shkatërrohen, prandaj po pyes.

-Ata do të bëjnë, ne do ta bëjmë, dhe do ti paraqesim qeverisë një raport të hollësishëm me rekomandime.

-Kur do tia jepni qeverisë sonë këtë raport?

-Do të marrë disa ditë se jemi ende në mes të misionit. Do të mbarojnë nga e enjtja, do të përgatisin nga fillimi I javës tjetër, do ta përkthejnë në anglisht. Do të na marrë pak a shumë një javë, jo më shumë.

-Do të jetë një raport i gjatë apo jo?

-Do të jenë disa faqe, me rekomandime, disa shumë të rëndësishme në nivel kombëtar.

-Kanë parë të gjithë zonën, kanë lëvizur në gjithë zonën

-Nuk mund të përgjigjem me siguri, po kështu është, ne jemi përgjegjës për ti lëvizur nga vendi në vend, me sa di unë, kanë lëvizur në gjithë zonën, në Krujë, Durrës, Lezhë dhe fshatrat e prekura gjithashtu.

-Vijnë nga ushtria izraelite, IDF apo jo?

P-o, janë oficerë rezervë, por edhe inxhinierë të shkëlqyer, me shumë përvojë.

-Inxhinierë ushtarakë?

-Po, po.

-Kemi parë shumë informacion lidhur me mundësinë e paralajmërimit të një tërmeti. Kam dëgjuar se keni ndërkohë një në përdorim në Israel, ai që vendoset në shinat e trenit. Mund të jenë sekonda, por megjithatë, shpëton jetë.

-Po. Kemi një system, si ky, në fakt dy, një në teleferikun e luginës që ne e quajmë çarja siriano-afrikane që kalon nga Siria deri në Afrikë deri në Malaui, pjesë e saj janë rreth 500 kilometra në Israel. Kështu që ne kemi një system atje dhe një system për të cilin folët ju. Kjo do tiu jepte një alarm prej 7 sekondash deri në  25 sekonda dhe duhet të përdoret për të rregulluar shpejtësinë e trenit për shembull për të parandaluar dëmin para se të ndodhë tërmeti. Por nuk është një parashikim për të cilin flasim për kompaninë tjetër, Ionoterra. Ata mendojnë ndryshe, jashtë paradigmës. Në vend që të përpiqen të identifikojnë tërmetet përmes lëvizjeve sizmike dhe nëse bën këtë, humbet 90 përqind të zhurmave të lëvizjeve për shkak të natyrës së identifikimeve sizmike, Kështu që ata përpiqen ta përdorin atë përmes jonosferës, që është niveli atmosferik nga 60 kilometra e sipër, nga 60 deri në një mijë kilometra. Ajo që bëjnë është se vënë sensorë dhe radarë në vende që janë shumë të ndjeshme ndaj tërmeteve dhe marrin sinjalin në mënyrë konstante dhe arrijnë të shohin kurdo që ka ndryshim. Dhe ndryshimi është alarm I kuq për ju, suksesi I saj është 90 përqind, 91 përqind, ata e testuan atë në Greqi, Turqi, Rumani, por sigurisht teknologjia nuk është 100 përqind e arritur. Do të kërkojë disa javë, disa muajt për ta vlerësuar në një pozicion ku mund ta përdorësh në çdo vend.

-Na kanë thënë se kjo kompani Ionoterra parashikoi edhe tërmetin e shtatorit në Shqipëri.

-Këtë nuk e di, por është shumë logjike sepse nëse kanë sistemi që mbikqyrin Greqinë, ata mund të shohin edhe Shqipërinë sepse nuk është shumë larg. Gjëja e mirë është që nuk është shumë e kushtueshme sepse mund të përdorësh sensorë dhe radarë, meqë ra fjala, radarët janë aty gjithsesi, por sensorët, në cdo 2-3 kilometra, mund ti përdorësh edhe në varka të vogla, kështu që mund të mbulosh edhe pjesën detare sepse në disa raste, epiqendra e tërmetit është në det.

-Si në rastin tonë, që ishte në Adriatik…

-Kështu që, specialistët tanë, le të imagjinojmë, mund ti vendosin ato në varka të vogla…

-Mund ti vënë në varka shumë të vogla apo në breg apo diku tjetër, dhe merr sinjalet, i mbledh sinjalet me muaj dhe vite  dhe kudo që ka ndryshim, i sheh dhe paralajmëron.

-Sa kohë para?

-8 deri në 12 orë përpara.

-Po kjo është e mjaftueshme për të evakuuar njerëzit?

-12 orë është fantastike.

-Kam parë një grup shumë të njohur shkencëtarësh nga Ionoterra në Izrael…

-Po ka shkencëtarë shumë të mirë izraelitë në bashkëpunim me shkencëtarë ruse sepse disa nga shkencëtarët tanë janë me origjinë ruse dhe e flasin gjuhën, kështu që është më e lehtë, nuk ka rëndësi…

-Sigurisht…

-Sepse zgjidhja është ajo për të cilën kemi nevojë.

-Janë në fazën përfundimtare apo jo, nuk është një mjet, është një system apo jo?

-Po, është system. Ka mjete gjithashtu, por ato janë të kufizuara. Në Izrael ka mjete që mund ti vësh në shtëpi dhe që mund të identifikojnë valët e tërmetit. Tërmeti vjen me valët P dhe valët L dhe njëra është më e rrezikshme se tjetra. Valët P vijnë më parë dhe nëse I identifikon, pret që të vijnë valët L.kështu që të japin disa minuta që të largohesh. Por ky është një mjet, tani flasim për një system që mund të mbulojë një vend të tërë, një rajon të tërë.

-Edhe një pyetje për sistemin e Ionoterrës sepse ky system të jep nga 8 në 12 orë përpara paralajmërim dhe kjo është vërtetë dicka. Ju po flisni për të si dicka serioze. Nuk është thjeshtë fjalë…

-Nuk është thashethem. Është fakt. Nuk është plotësisht e arritur ende.

-Kur mund të jetë gati në treg, që vendet të mund ta blejnë dhe ta përdorin këtë system?

-Ju e dini që ne jemi komb brendesh, start up-esh. Kështu që ne e dimë mirë se ka një ndryshim të madh midis një prototipi dhe një produkti. Kjo e Ionoterrës nuk është prototip, është më afër produktit, po nuk është ende product I plotë, po testohet.

-Edhe sa teste do të duhen derisa të dalë në treg si produkt?

-Mund të kërkojë një vit, mund të kërkojë më pak.

-Por jo më shumë se një vit?

-Jo, nuk duhet të kërkojë më shumë sepse është pothuaj I arritur. Sepse nëse është testuar në Greqi, Turqi, Rumani, Moldavi, ai funksionon.

-Le ta ndryshojmë pak temën. Kemi njerëz nga Izraeli këtu që po na ndihmojnë, por kemi një traditë të marrëdhënieve të mira me popullin hebre. Dëgjova më parë nga ju se keni futur njohuri në shkollat në Izrael lidhur me ndihmën që populli shqiptar i ka dhënë popullit hebre gjatë luftës së dytë botërore.

-Është e vërtetë, ne e bëmë këtë vetëm së fundmi. Historia shqiptare nuk është shumë e njohur jo vetëm në Izrael, por në gjithë botën dhe ne e përfshimë atë në sistemin tonë arsimor. Nuk jam I sigurtë sesa e studiojnë këtë kapitull, por shumë prej tyre dhe do të donim të sillnim delegacione nga Izraeli që normalisht shkojnë të mësojnë mësimet e Holokaustit në Poloni. Do të donim ti sillnim në Shqipëri, që të shohin anën tjetër të Holokaustit, shpëtimin e hebrejve. Shpresoj ti sjellim këtë vit. Kjo histori e juaja është unike, e jashtëzakonshme dhe sipas opinionit tim, duhet të tregohet në gjithë botën, jo vetëm në Izrael, në Amerikë, Britani, në Evropë dhe gjithkund tjetër.

-Familja juaj, prindërit tuaj, luftuan për shtetin e Izraelit dhe ju vetë patë ndërtimin dhe ngritjen e shtetit të Izraelit. Cfarë do të thoshit për shqiptarët, nisur nga përvoja juaj familjare dhe personale, si mund ta ngremë dhe ringremë këtë shtet, që ta bëjmë shtet funksional?

-Sigurisht që nuk mund të jap këshillë, jam I sapoardhur në këtë vend, kam vetëm dy muaj e gjysëm, nuk e njoh vendin shumë mirë për të dhënë ndonjë rekomandim, por e di që në rastin tonë, gjithcka që bëmë dhe që pati sukses, u bë nga nevoja. Nuk patëm zgjedhje. Historia na mësoi një  mësim që nuk mund ta harrojmë dhe kuptuam që nëse nuk jemi të pavarur, nëse nuk kujdesemi për jetët tona, nuk do të mbijetojmë. Kështu që ky ishte rasti ynë dhe kemi sukses për këtë arsye. Vendi nuk ishte mjaftueshëm I pasur, jo mjaftueshëm I sigurtë, as gjëra të thjeshta, që ju I merrni për të mirëqëna. Ju keni ujë, ne nuk kemi, 60 përqind e tokës sonë është shkretëtirë dhe ne përsëri kemi sistemin bujqësor më të mirë në tokë. Pse? Për shkak të nevojës. Kjo është. Ndoshta juve ju mungon kjo ndjesi këtu. Vendi juaj është I pasur, ju nuk keni armiq.  Kështu që pse të shqetësohesh? Në rastin tonë, është shumë ndryshe.

-Do të doja ti kthehesha situatës sonë, katastrofës natyrore, tragjike që shkaktoi dhjetra viktima, të plagosur, shkatërrime, vecanërisht në Durrës dhe Tiranë ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë. A mendoni se kishte dicka që mund ta bënte qeveria për të minimizuar dëmin, të kishte një plan emergjence gati që mund të përdorej menjëherë, të reagonte me shpejtësi, menjëherë, të ishte më pro-active, më afër me njerëzit? Nga ajo që keni parë, a mendoni se reagoi në kohë?

-Nga ajo që kam parë, më bëri përshtypje sepse nuk pashë panic dhe pashë që gjithcka ishte nën kontroll. Sigurisht gjërat mund të bëhen në një mënyrë të ndryshme, gjithmonë e njëjta histori. Testi i vërtetë do të jetë cfarë do të ndodhë pas katastrofës, cfarë do të ndodhë në të ardhmen sepse Shqipëria nuk ka vuajtur vitet e fundit nga tërmete të mëdha, kështu që nëse është ky rasti, ju duhen tani organe dhe mekanizma speciale per tu përgatitur për të ardhmen. Mendoj se kjo është ajo që duhet bërë dhe ne mund të ndihmojmë shumë në këtë kuptim sepse ne nuk kemi tërmete në Izrael, por kemi katastrofa të tjera që na mundësuan të krijojmë organet dhe mekanizmat e duhura për të zvogëluar katastrofa të tilla.

-A keni pasur katastrofa të tilla të ngjashme në Izrael?

-Merrni vetëm terrorizmin. Luftërat, zjarret.

– Po mendoj katastrofa natyrore.

-Terrori nuk është natyror, ai ndodh, por duhet ta organizosh veten mirë dhe këtë bëmë dhe disa nga rekomandimet që do ti dorëzojmë qeverisë ka të bëjë me disa nga organet që duhen për tu marrë me këto raste.

-Ju thatë se do ti dorëzoni një raport me rekomandime qeverisë. A do ta bëni publik sepse ndodh që vijnë ekspertët e huaj, bëjnë inspektime, po nuk i shohim raportet e tyre në public. Edhe përmes medias sepse ne mund ti bëjmë publike për publikun…

-Nuk shoh asnjë arsye pse të mos bëhen publike. Sepse këto janë rekomandime. Janë të mira sic do rekomandim tjetër, Qeveria juaj mund ti marrë ti lexojë, ti lexojë, të zbatojë një pjesë, të tërën ose ti hedhë në kosh, Ne nuk ndërhyjmë. Puna jonë është tu them cfarë kemi parë, kaq,. Nuk është secret shtetëror, muk ka kriticizëm për mënyrën sesi funksionon qeveria. Sic ju thashë, më ka bërë shumë përshtypje që nga dita e parë, ka kaq shumë mikpritje dhe shoh që gjithcka është nënm kontroll,, menaxhuar mirë, dhe na ka bërë përshtypje,jo vetëm mua, edhe skuadrave.

-Ju ka bërë përshtypje qeveria apo njerëzit, se njerëzit reaguan vetë…

-Të dyja. I njoh njerëzit janë përfektë këtu, por qeveria këtu po funksionon shumë mirë dhe kjo është katastrofë e vërtetë, nuk është gjë e vogël.

-Njerëzit tuaj janë ndjerë mirë këtu, ne njihemi për tolerancën ndërfetare, ndëretnike, për ta thënë në një fjalë, në jemi popull paqësor. Si u ndjenë ekspertët tuaj, çfarë thanë ata?

-Fillon me historinë, ne u thamë , shikoni fakti që jeni këtu është privilegj. Ne kthejmë të mirën tani nëse mund të kthehet qasja juaj ndaj njerëzve tanë dhe kjo është e rëndësishme. Ata janë shumë të kënaqur dhe ata tani e njohin më mirë Shqipërinë. Pjesa më e madhe nuk kishin qenë më parë.

-A ka diçka që do t’ia thonit popullit shqiptar? Çfarë duhet të bëjnë në një situatë të tillë të një katastrofe natyrore?

-Nuk jam i sigurtë se kjo është ajo që mund të rekomandoj për popullin shqiptar, por në përgjithësi, një rast I tillë vuajtje dhe katastrofe, duhet dhe mund të përdoret si fillim për një të ardhme më të mirë, për të mësuar mësimin, për të bërë më të mirën, për të mbështetur njerëzit dhe për të dalë nga kjo së bashku. Ky është mesazhi, ndodhi tek ne shumë herë, vecanërisht pas luftrave, humbëm njerëz, humbën prona, por ia dolëm ta përdorim si mjet për një të ardhme më të mirë, nëse mund të them kështu./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!