Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Favoritët e “Giro D’Italia”/ Tre pretendentët e mëdhenj: Etapat e para janë të rëndësishme

schedule19:41 - 8 Maj, 2025

schedule 19:41 - 8 Maj, 2025

Për të gjithë është një surprizë e bukur, pasi asnjë prej tyre nuk ka garuar më parë në rrugët e Shqipërisë.

Por këtë fakt e presin me sportivitet, ndërsa favoritët e “Giro D’Italia” që do të nisë me tre etapat e para nga Shqipëria nuk i kanë fshehur ambiciet e tyre.

Egan Bernal, Primozh Rogliç dhe Huan Ajuso dolën përpara mediave në konferencën zyrtare përpara etapës së parë që do të nisë mesditën e së premtes në Durrës.

“Unë jetoj me këtë ëndërr. Stërvitem çdo ditë për këtë dhe është shpresa ime e madhe që të fitoj këtë edicion të Xhiros së Italisë. Jemi përgatitur shumë dhe mendoj se ka shumë konkurrencë. Do të provojmë bashkë me skuadrën për të fituar”, shprehet çiklisti Egan Bernal.

“Është një surprizë për të gjithë. Por kemi një skuadër shumë të fortë. Pres një garë shumë të fortë, por mendoj se nuk do të qëndrojmë gjithmonë në sulm. Etapat e para janë shumë të rëndësishme. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, por jemi këtu për ta provuar”, ka thënë çiklisti Primoz Rogliç.

“Ky është turi im i katërt i madh. Jemi përgatitur shumë gjatë muajve të fundit. Optimizmi dhe shpresat janë të mëdha. Do të provojmë maksimumin për të arritur te fitorja”, theksoi çiklisti Juan Ayuso.

Etapa e parë e edicionit të 108 të Xhiros së Italisë, do të nisë nga Durrësi për t’u mbyllur në Tiranë pas 164 kilometrash. Etapa e dytë do të zhvillohet të shtunën e 10 majit. Ajo është gara e parë e kronometrit dhe do të zhvillohet e gjitha në rrugët e kryeqytetit.

Etapa e tretë prej 160 kilometrash do të nisë nga Vlora dhe do të kalojë në të gjithë rivierën shqiptare, për t’u mbyllur sërish në qytetin bregdetar.

Pas Shqipërisë, “Xhiro” do të transferohet në Itali ku do të zhvillohen edhe 18 etapat e tjera, që do të përshkojnë mijëra kilometra deri në vijën e finishit në Romë më 1 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!