Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bufi nuk e bën dot vezën e Lulit”, Rama në Real Story: Bashkëpunim me non gratën? Vetëm për rregullat e lojës

schedule21:27 - 7 Maj, 2025

schedule 21:27 - 7 Maj, 2025

Në Real Story me gazetarin Sokol Balla, kryesocialisti Rama, i konsideroi të rinj në moshë por me mendësi të vjetër, aktorët e rinj politikë në këtë fushatë elektorale që pretendojnë një karrige në parlament.

“Partitë e reja, janë të rinj në moshë por të vjetër në mendësi. Këneta është tjetër histori, të presësh Shqipërinë Europiane nga këneta nuk është e shëndetshme nga pikëpamja e logjikës politike.” u shpreh Rama.

Pyetjes së gazetarit Balla, mbi bashkëpunim me non gratë, në parlament për kalimin e ligjeve, Rama nuk e konsideroi bashkëpunim por për rregulla loje.



“Nuk është e vërtetë, amnistitë gjithmonë janë bërë me votat e të gjithëve. Nuk ka patur asnjëherë kundërshtime, po ky nuk është bashkëpunim përvec se për rregullat e lojës.” Tha ai.

Por a do të vazhdohet me këto rregulla loje?

“Patjetër gjithmonë. Le të shpresojmë që më 11 maj të thahet pjesërisht pastaj të shohim më tutje. Mendoj se bufi nuk e bën dot vezën e Lulit. Nuk ishte vezë e madhe, por ishte vezë. Kjo e bufit nuk di cdo jetë.”u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!