Në takimin përmbyllës në Fier, kryeministri Edi Rama u shpreh mbështetja e qytetarëve do të jetë edhe më e madhe.
Rama më tej u shpreh se opozita është peng i një njeriu të vetëm, ndërsa nënvizoi se nuk do të ketë më asnjë sekondë kohë për të humbur.
“Gazi i botës, nuk ja mbyll derën plakut të rrjedhur, por të dy bashkë duan të bindin Fierin dhe Shqipërinë se një i mbaruar, një që sot duhet të ishte në shtëpi do të marrë përsëri zvarrë Shqipërinë, siç e mori dy herë. Por një herë të tretë nuk ka, se shqiptarët nuk kanë më asnjë minutë për të humbur. Sepse Europa është në tryezë me ne, ballë për ballë që të shfrytëzojmë çdo minutë për kohën e re të shqiptarëve”, tha ai.
/abcnews.al/

