Vlorë- Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Lepenicë. Mësohet se drejtuesja e automjetit tip “Renault”, 35-vjeçarja ka humbur kontrollin e automjetit. Për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/

