Agjenti Mino Raiola ka theksuar se Zlatan Ibrahimoviç e ka në dorë vetë të ardhmen e tij dhe se një rikthim në Serie A, nuk është pista e vetme. Sulmuesi njoftoi muajin e kaluar se ai ishte larguar nga Los Angeles Galaxy pas një periudhe dy vjeçare në Kaliforni, gjatë së cilës shënoi 52 gola në 56 ndeshje në MLS.
Raportimet nga Italia e çojnë Ibrahimoviçin në Serie A, me AC Milan, Napoli dhe Bologna skuadrat e përfolura për firmën e suedezit.
Raiola tha për “Gazzetta dello Sport”: “Nuk është thënë se ai do të kthehet domosdoshmërisht në Itali. Cilin nga tre klubet e interesuara mund të zgjedhë? Kushedi, ne jemi të gjithë burra të lirë. Ai do të vendosë vetë”, përfundoi agjenti i lojtarit./abcnews.al