Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Saga politike në Kosovë/ Hoti: Kurti po zvarrit konstituimin. Ngërçi politik pritet të vijojë edhe në ditët në vijim

schedule17:29 - 1 Maj, 2025

schedule 17:29 - 1 Maj, 2025

Gazetari Shkodra Hoti komentoi zhvillimet në sferën politike në Kosovë të cilat duket se kanë ngelur pa një drejtim që prej zgjedhjeve të shkurtit.

Sipas tij, propozimi për votimin e fshehtë për kryeparlamentarin nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe se opozita ka të drejtë. Sipas tij, kjo është një tentativë tjetër për t’i dhënë risi kësaj zvarritje që mund të aplikohet dhe në seanca të tjera.

“Përmes çfarë ça u bë sot, tentimi për votim të fshehtë, VetëVendosja tentoi që t’ja lë fajin opozitës që këta nuk duan të shkojnë në votim të fshehtë sepse nuk i besojn deputetëve të tyre. Asnjëherë nuk ka ndodhur që kryeparlamentari të votohet në votim të fshehtë, opozita ka të drejtë.



Mendoj që e gjitha që u pa sot është një tentativë për ti dhënë pak risi kësaj zvarritje që mund të aplikohet dhe në seanca të tjera. Është një situatë që nuk parashihet sesi do ecet tutje.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!