Substancë e artit të Ali Osekut , mbledh me mall në galerinë FAB, miqtë artistit dhe familjarët për testamentin e tij artistik një vit pa piktorin.
Prezenca e vizatimeve, portreteve, autoportreteve, por dhe vetë Aliut në një video realizuar me inteligjencë artificial, sjellë hijen e tij si një mantel drite në mjediset e universitetit ku kaloj jetën e tij tokësore, duke mësuar breza, por edhe duke qenë një artist i lirë deri në grahmën e fundit, ku as burgu nuk ia rrëmbeu shpirtin e lirë
Ekspozita “Substancë” është homazh për mikun, artistin si një akt kujtese. Një “tempull” modest reflektimi për një njeri dhe artist të madh. Nuk është një ekspozitë retrospektivë, as arkivorë, por një përpjekje për të treguar të sintetizuar jetën dhe veprën e tij, të ndarë mes dy kohësh, që u bashkuan serish përmes ngjyrës.
Në qendër të kësaj ekspozite ndodhet një vepër e hershme, puna e diplomës, gjetur rastësisht në oborrin e shkollës e vendosur në tokë si një objekt që përçon peshën e kujtesës, tejkalon subjektin e pikturuar dhe tregon të gjithë historinë e ëndrrës së artistit të thyer e përthyer në kohë të errët. Në muret për rreth saj qëndrojnë disa vepra të kohës se re, ku drita dhe hapësira mbizotërojnë, ku ngjyra bëhet gjuhë, dhe heshtja-mesazh.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 maj në galerinë FAB./abcnews.al

