Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Gajush në Lezhë. Një shtetas ka denoncuar në policinë se dy persona kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një armë gjahu në banesën e tij. Shuma e parave që është marrë nga autorët është 290.000 lekë të rinj.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
“U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 28.04.2025, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë, se në orët e para të mëngjesit, 2 shtetas kanë vjedhur me dhunë një shumë parash 290.000 lekë të rinj dhe një armë gjahu, në banesën e tij, në fshatin Gajush. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

