Avokati Idajet Beqiri komentoi kontratën 6 milionë dollarëshe të Berishës për heqjen e non gratës. Sipas avokatit, ky është një krim i hapur, korrupsion dhe pastrim parash i cili bëhet hapur në sy të të gjithëve. Beqiri vijoi më tej duke thënë se Partia Demokratike është parti e familjes Berisha dhe çdo fond shkon për familjen.
“Ky është një krim i hapur, korrupsion, pastrim i parave të pista dhe bëhet hapur në sy të të gjitha strukturave ligjzbatuese, në sy të SHISH dhe SPAKUT, ministrisë së brendshme dhe shtetit.
Një popull i tërë e sheh por nuk ka gjë në dorë. Është një krim i hapur sepse për logjikën më të thjeshtë non grata nuk i është dhënë PD, por familjes Berisha emra të përvetshëm të familjes që kanë bërë korrupsion të hapur shtetëror. Duke mos iu dhënë PD, atëherë çfarë kusuri ka një qeveri që i dha goxha para për fushatën.
Këta 6 milionë i marrin dhe i çojnë për familjen e Berishës, kjo parti është parti e familjes dhe çdo fond që shkon shkon për familjen. Këto para janë të korrupsionit të lartë shtetëror që shqiptarët i kanë vuajtur dhe i kanë parë me sytë e tyre.”
/ abcnews.al

