Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manastiri i Shën Gjergjit/ Një udhëtim mes legjendave, besimit dhe bukurisë së jugut shqiptar

schedule20:27 - 26 Prill, 2025

schedule 20:27 - 26 Prill, 2025

Mes Sarandës  dhe Ksamilit , mbi rrënojat e Murit të Demës ndodhet Manastiri i Shën Gjergjit.

I ndërtuar mes shekujve XVll dhe XVlll manastiri është sa një dëshmi historike aq një atraksion turistik.

“Ndodhemi ne Manastirin e Shen Gjergjit ne vendin e quajtur Muri i Demes, i cili eshte nje pike midis Sarandes dhe Butrintit. Vet pozicioni i saj perfaqeson ne nje fare menyre nje kendveshtrim te te dyja monumenteve te rendesishme qe kane qene ne lashtesi si ; Manastiri i 40 Shenjtoreve ne fshatin gjashte dhe Butrinti. Kjo ka sherbyer pervec si nje objekt religjoz per besimtaret por edhe si nje vend mbrojtje nisur nga rrethimi. Eshte nje rrethim ne forme trekendeshi, me shume frengji, per kohen kur eshte ndertuar pasi vet manastiri i perket shekullit 17-18 kurse kisha eshte e te njejtes kohe por eshte rindertuar ne vitin 1918.



Përveç rolit fetar, manastiri ka shërbyer edhe si mburojë e pikë stategjike që  sinjalizonte në rast se sulmohej Saranda apo Butrinti.

“Vet manastiri pervec rolit fetar dhe religjoz ka luajtur edhe nje rol mbrojtes. Muret e tregojne shume mire kete, dhe nga pjesa ketu dallohen Manastiri ne fshatin gjashte dhe kalaja e butrintit dhe me ane te zjarrit shpesh here luanon rolin e njoftimin kur sulmohej Saranda ose Butrinti dhe organizohej mbrojtja. ( pra ishte nje pike strategjike per kohen)”

Emri i manastirit lidhet ca me mitin e Shën Gjergjit në Bibel aq edhe me gojëdhënen e Gjergj Elez Alisë në Shqipëri.

Brënda manastirit ndodhet gjithashtu një kishë e ndërtuar më vonë, por që kryhen rite fetare edhe sot.

“Manastiri, emrin e vet e ka te lidhur me mitin e Shen Gjergjit i cili ne Bibel njihet me luften qe ka bere me nje dragua per te shpetuar vajzen e mbretit, kurse ne Shqiperi nga gojedhenat njihet me emrin e Gjergj Elez Alise i cili vrau Bajlozin. Kjo lidhet edhe me pozicionin gjeografik te manastirit i cili ndodhet shume afer detit, dhe duke patur parasysh legjendat shaiptare, gjithmone bajlozet ose te huajt dhe katallanasit gjithmone vinin nga deti, dhe besohet qe kjo eshte lidhja me e qenesishme. Por kur behet ndertimi i ketyre manastireve ose kishave lidhet gjuthmone me dedikimin qe i behet dikujt me nje shenjtor, dhe ketu kemi Shen Gjergjin pershembull besimtaret greke, e njohin me emrin tjeter, besimtaret angleze protestante e njohin me emrin Xhorxh..”

“Manastiri ka nje rrethim ne forme trekendore, brenda mureve dallohen pjeset e frengjive qe tregojne periudhen kur jane ndertuar pra shekulli 17-18. Kisha eshte e te njejtes kohe por eshte rindertuar ne vitin 1918 dhe eshte rikonstrukuar nga drejtoria e monumenteve Sarande ne vitin 2008 me mbeshtetje te kishes autoqefale shqiptare.

Turizmi kulturor  është një nga pikat e forta turistike të rajonit të Sarandës, e padyshim që Manastiri i Shen Gjergjit tërheq turistë të huaj. Vitin e shkuar ky sit kulturor u vizitua nga rreth 2700 pushues, kryesisht të huaj. Manastiri bëhet lehtësisht i aksesueshën për shkak të pozicionit gjeografik mes Sarandës dhe Ksamilit, si dhe hyrja pa pagesë.

“Manastiri i Shen Gjergjit eshte nje nga pikat me atraktive dhe me te vizituara te rajonit Sarande Delvine. Duke qene se eshte ne mes te rruges te Sarandes dhe Butrintit, vizitore te shumte qe vizitojne keto vende, e kane ne ane te rruges dhe kjo behet shume lehte e akesueshme. Gjithmone manastiri eshte i hapur sepse ka nje kujdestar qe kujdeset per te, vizita eshte falas. Numri me i madh i vizitoreve eshte nga te huajt te cilet e permbledhin brenda tureve te tyre te turizmit kulturor ose turizmit historik. Sigurisht ka edhe besimtare te cilet jane pjese e itenerareve turistike, duke qene se vet kisha eshte e hapur dhe vazhdon kryen akoma sherbesa fetare, organizohen pagezime dhe martesa, eshte nje pike shume e bukur turistike. Ne pergjithesi numri i vizitoreve vjen duke u rritur, mbas pandemise, viti i kaluar ka qene viti me i madh i ketyre vizitoreve, te pakten rreth 2700 persona e kane vizituar dhe grup mosha me e madhe eshte sigurisht te rinjte te cilet vijne per turizem detar dhe jane te interesuar edhe per turizmin historik dhe kulturor.”

Manastiri dhe kisha e Shën Gjergjit shërbejn si destinacion turistik , por pa humbur lidhjen me besimtarë që ende marrin pjesë në shërbesa fetare aty.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!