Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërhoqën ndihmën ekonomike përmes falsifikimit, procedohen dy punonjës në Elbasan

schedule11:26 - 25 Prill, 2025

schedule 11:26 - 25 Prill, 2025

Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për dy shtetas, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rast të tërheqjes së ndihmës ekonomike të një shtetasi, me anë të falsifikimit të nënshkrimit të tij.

Nën hetim janë një 26 vjeçar punonjës në njësinë administrative Gjocaj si dhe një 61 vjeçar me detyrë punonjës i postës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. Ç., 26 vjeç, punonjës i njësisë administrative Gjocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe N. B., 61 vjeç, punonjës i postës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rast të tërheqjes së ndihmës ekonomike të një shtetasi, me anë të falsifikimit të nënshkrimit të tij. Vijojnë hetimet për rastin.”, njofton policia.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!