Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Problematikat, shkresë KQZ”/ Vota e diasporës, Xhina: Detyrë e postierit të dorëzojë dhe marrë fletën e votimit

schedule13:21 - 24 Prill, 2025

schedule 13:21 - 24 Prill, 2025

Përfaqësuesja e PS në KQZ, Elena Xhina thotë se ka pasur problematike në lidhje me marrjen mbrapsht nga ana e postierit, të fletëve të votimit të qytetarëve shqiptarë në diasporë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Xhina u shpreh se i është drejtuar KQZ-së me një shkresë.

“Tashmë jemi në pritjen mbrapsht të zarfeve. Kemi pasur disa problematika në lidhje me kthimin mbrapasht të zarfit. Postieri ka refuzuar ta marrë zarfin në adresë. Kemi disa raste që ka refuzuar ta bëjë këtë postier, barkodi nuk është njohur nga DHL. Kemi raste të tjera, megjithëse postieri ka marrë konfirmim për adresën, ka thënë se adresa nuk është e saktë. Do ketë tërhqeje vëmendje për DHL. Pritet të ketë problematika të tilla, jemi para mbarëvajtjes së procesit. Mendoj që më tepër janë probleme të subjektit të kontraktuar, DHL. Në vende të largëta, i ka dërguar shërbime disa postave vendase. Është detyrim i postierit t’ia dërgojë qytetarit në dorë. Nuk mund të themi që nuk ka problematikë, kur një qytetar që ka votuar, nuk i vjen vota, procesi del nul. Ka problematika. Qëllimi është që vota të numërohet. Ne sot e kemi çuar shkresën dhe brenda disa ditës do të kemi një reagim nga komisioneri.

Postimi i zonjës Kalaja, uroj ta ketë hqeur. Jam kontaktuar dhe pyetur, kemi preferuar të mos japim asnjë moment. Institucionet e drejtësisë kanë të drejtë të nisin procedim penal, nëse duhet. Celibashi ka këshilluar heqjen e spotit. Në rastin e zonjës Kalaja do të mjaftonte”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!