Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Shpërndanin kanabis e kokainë, arrestohen dy të rinjtë

schedule14:28 - 23 Prill, 2025

schedule 14:28 - 23 Prill, 2025

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë një 24-vjeçar banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 25-vjeçar banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!