Hoxhaj: Deklarata e ministrit boshnjak kundër Kosovës, për të kënaqur Serbinë

schedule20:48 - 15 Janar, 2018

schedule 20:48 - 15 Janar, 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar qëndrimin e Bosnjë-Hercegovinës lidhur me njohjen e pavarësisë se Kosoves. “Qëndrimet destruktive nga ministri i Jashtëm i Bosnjës, kundër shtetësisë së Kosovës janë për të kënaqur Serbinë”, -shkruan Hoxhaj në një mesazh në Tuitër. “Ky qëndrim shkon kundër bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, shton më tej zëvendëskryeministri i Kosovës. Reagimi i tij erdhi pasi ministri i Jashtëm i Bosnjës bëri me dije se Sarajeva nuk planifikon njohjen e pavarësisë së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!