Është periudha vendimtare.
Në basketbollin amerikan ka nisur faza e plej ofit, në fund të së cilës do të dalë kampionia e re e NBA-së, ndërsa të papriturat nuk munguan.
Një nga pretendentët për titull, Denver Nagets, ia doli me shumë vështirësi ndaj Los Anxhelos Klipersave, me shifrat 112-110, ndonëse u ndodh në -15 pikë dizavantazh.
U desh I gjithë klasi I kapitenit Nikola Jokiç, por edhe ndihma e veteranit Rasëll Uestbruk, e Xhamal Marrejt dhe Aron Gordonit, për të siguruar avantazhin 1-0.
Jokiç iu afrua tripëll dabëllit me 29 pikë, 12 asistë dhe 9 topa në tabela.
Edhe pse gaboi më shumë se zakonisht në gjuajtje, ai ishte strumbullari I lojës së ekipit nga Kolorado.
Gordon shtoi 25 pikë, Marrej shkëlqeu me 21 pikë, 9 topa në tabela e 7 asistë, ndërsa Uestbruk shënoi 15 pikë dhe kapi 8 topa në tabela.
Miqve nuk u mjaftuan yjet si Leonard, Harden, Batym apo Zubac e Bogdanovic.
E papritur humbja e Los Anxhelos Lejkërsave, edhe pse luajtën në shtëpi.
Minesota u tregua shumë më energjike, më e shpejtë dhe më e saktë, duke fituar thellë 117-95.
Skuadra mike shënoi plot 21 kosha me vlerë tripikësh, dhe u dalluan më shumë Mekdeniels me 25 pikë, Reid me 23, dhe Entoni Eduards me 22 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë.
Lejkërsave nuk I bëri punë paraqitja shumë e mirë e yllit slloven, Luka Doncic, që pati 37 pikë e 8 topa në tabela.
Lebron Xhejms nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm me 19 pikë dhe pak kontribut në tabela e në asiste.
Në ndeshjet e tjera të plej ofit, Nju Jorku mundi Detroitin 123-112 dhe Indiana kaloi lehtë Miluokin me shifrat 117-98./abcnews.al


