Napoli po vuan shumë në kampionat, teksa nuk triumfoi as kundër Udineses. Ekipi i Ancelotti u frenua në një barazim 1-1 në Friuli dhe ndeshjet pa fitore në kampionat kanë shkuar shtatë.
Gooooooooooooooooooooooooooal Lasagna @MnbrMadrid pic.twitter.com/hIByaT902r
— عز – @MnbrMadrid5 (@GoalHD274) December 7, 2019
Vendasit shënuan të parët me anë të Lasagna. Sulmuesi i bardhezinjve mori një pasim të bukur nga Fofana, iu shmang mbrojtjes mike dhe mposhti Meret. Napoli reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin me Zielinskin.
Gol i bukur i polakut dhe Napoli u hodh në sulm për të siguruar fitoren. Mertens dhe Maksimovic nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë në fund. Elseid Hysaj nuk u aktivizua asnjë minutë dhe e ndoqi gjithë takimin nga stoli. /abcnews.al
Udinese – Napoli 1-1
(Lasagna 32′ / Zielinski 69′)