Vjet nuk ia doli për fare pak të rikthehej në Premier League, teksa sivjet Leeds është në rrugën e duhur. Ekipi i Marcelo Bielsa po luan në transfertë kundër Huddersfield dhe është pranë arritjes së fitores së gjashtë rresht në Championship.
Ndeshja është zhbllokuar nga Ezgjan Alioski, anësori ofensiv që mbron ngjyrat e kombëtares së Maqedonisë së Veriut. 27-vjeçari kaloi Leeds në avantazh në minutën e 50-të me anë të një eurogoli.
Goditje fluturimthi e Alioskit dhe asnjë shans për portierin vendas. Ruajtja e këtij rezultati e dërgon ekipin e njohur në vend të parë me 43 pikë pas 20-të javëve të para në divizonin e dytë të futbollit anglez. /abcnews.al
Alioski what a goal Leeds vs Huddersfield 1-0 #LUFC pic.twitter.com/Nx4R7tMrZY
— zwodde (@zwodde11) December 7, 2019