Vogëlushja nga Miloti thirrje kryeministrit Rama: Dua një çadër dimri

schedule14:40 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 14:40 - 7 Dhjetor, 2019

Banorët e dëmtuar nga tërmeti që jetojnë në çadra në disa zona në veri të vendit kanë kaluar një natë të vështirë nga reshjet e shiut. Një vajzë e vogël nga Miloti i bën thirrje Kryeministrit Rama që familjes së saj t’i sigurohet një çadër dimërore.

Unë nuk mund të flej më te kjo çadër. Ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri”.

Kjo është thirrja ulëritëse e kësaj vajze të vogël që natën e ka kaluar në një çadër aspak të përshtatshme. Ajo dhe 7 anëtarët e familjes së saj prej ditësh nuk hyjnë më në banesë pasi tërmeti ua ka dëmtuar shumë.

Shiu ju ka hyrë brenda në çadër dhe vajza tregon se është zgjuar e lagur.

Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Sghiu ka hyrë i gjithë brenda, batanijet janë laguar. Edhe unë jam largur”.

Jo vetëm në Milot por dhe në Fushë Mamurras situata është e ngjashme. Është e dhimbshme kur sheh se si Asllan Sala për krevat ka improvizuar disa dëngje me kashtë.

Kam kërkuar çadër tjetër për familjen time, s’më kanë sjellë. Kam marrë dy herë pako”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!