Përgatitet oferta e parë për Christian Eriksen. Mesfushorit i përfundon kontrata në verë dhe do të largohet nga Tottenham në merkaton e janarit. Shumë klube janë gati të paguajnë për kartonin e tij, mes tyre Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Inter.
Daily Mirror raporton se Manchester United po nxiton për të arritur akordin me Spurs. “Djajtë e Kuq” do të ofrojnë 25 milionë sterlina për danezin. Solskjaer e pëlqen shumë lojtarin nordik dhe drejtuesit janë gati për aksion.
Një shumë që nuk e kënaq plotësisht Tottenham, që kërkon 40 milionë sterlina. Klubi londinez pret një ankand në lidhje me Eriksen dhe shpreson që të përfitojë sa më shumë nga shitja e organizatorit 27-vjeçar. /abcnews.al