“Do të mbajë përgjegjësi secili”. Ky ishte paralajmërimi i fortë i Kryeprokurorit të ri Olsian Çela në përfundim të takimit në Prokurorinë e Durrësit.
Në një prononcim për mediat, Çela tha se ka shkelje të ligjit që çoi më pas në humbjen e jetëve. Kryeprokurori u shpreh se ishte i kënaqur me hetimin dhe se shumë shpejt do të kishte rezultate konkrete.
“Ndihma që ne mund t’i ofrojnë prokurisë së Durrësit për rastin në fjalë dhe për të dhënën përgjigje sa më të shpjet. Puna e bërë ka qenë mjaft e mirë dhe shumë shpjet rezultatet do të jenë të prekshme. Ajo që vlerësoj është se nëse të gjithë jemi koshientë nga ajo që ka ndodhur individë kanë shkelur ligjin dhe pasoja është vdekja. Zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë. Nga hetime po dalin edhe me legjislacionin. Hetimi në fund do të shërbejë edhe për të bërë ndryshime”, tha ai.
I pyetur nga gazetarja Esiona Kononi nëse me shkeljet janë të përfshirë vetëm ndërtuesit apo edhe zyrtarë, Çela tha se nga përgjegjësia nuk do të përjashtohet askush.
“Kudo që prokurorët do të mbledhin provat nuk do të ketë hezitim për asnjë rast. Do të jenë plotësisht të bindur se janë në harmoni që ne si Prokurori presim dhe besoj se në këtë kuadër do të kemi rezultate”, tha ai.
Po ashtu Kryeprokurori i ri u pyet nga gazetarët edhe nëse po prishen provat. Lidhur me këtë Çela tha se se nuk kishte informacione të tilla./abcnews.al