Mesfushori i Udinezes, Rodrigo De Paul, beson se trajneri i Interit, Antonio Conte, është një nga tre trajnerët më të mirë në botë, së bashku me Pep Guardiola dhe Maurizio Sarri. Paraqitjet e mira të argjentinasit në Seria A e kanë futur atë në merkato, ku klube si Inter, Juventus dhe Napoli kërkojnë shërbimet e De Paul.
”Udineze më dha mua ëndrrën italiane dhe ndjej përgjegjësi sa herë e vesh këtë fanellë. Për mua Conte është një nga më të mirët në botë, bashkë me Sarrin e Guardiolën, por mos më pyesni për radhitjen. Unë besoj se gara për titullin kampion do të shkojë pikë më pikë deri në fund. Vendi i parë nuk do të ketë distancë të madhe nga vendi i dytë, siç jemi mësuar ta shikojmë vitet e fundit,” tregon De Paul në një intervistë për ‘Corriere dello sport’.
”Lautaro? Më vjen mirë për shokun tim. Ai është i lumtur, po bën mirë dhe ndjehet i rëndësishëm për Interin. Ai ka gjetur një trajneri i cili i ka dhënë shumë besim dhe kjo duket. Fusha po e tregon punën e bërë nga Conte”. Kur mesfushori pyetet nëse ai vlen 40 milionë €, ai përgjigjet: ”Nëse unë vlej aq para, është vetëm nga ju gazetarët. Për mua kjo pjesë nuk ka shumë rëndësi, mendoj vetëm për futbollin e luajtur”. /abcnews.al