Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi të vëllanë me armë/ Sherri për pronat, 50 vjeçari ndryshon dëshminë: Isha i dehur

schedule10:44 - 9 Prill, 2025

schedule 10:44 - 9 Prill, 2025

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për ngjarjen e një nate më parë në Divjakë ku një 50 vjeçar qëlloi me armë gjahu në ajër. Shpëtim Konja tashmë i arrestuar u përfshi në një konflikt verbal me Astrit Godancin, sipas policisë, për motive të dobëta.

Burime nga komisariati i Divjakës bënë të ditur se Konja ishte i dehur kur nisi konfliktin. Po këto burime thanë se Konja dhe Godanci kanë qënë shokë të ngushtë. Por mbrëmjen e së martës ata kana sharë dhe fyer njëri tjetrin deri në përdorimin e armës nga ana e 50 vjeçarit Konja.

Për shuarjen e konfliktit ka ndërhyrë vëllai i 50 vjecarit zarif konja por shpëtimi nuk është ndalur duke e goditur me grusha. Më pas ai ka nxjerrë armën e gjahut që kishte në makinë, ka shtënë disa herë në ajër dhe drejt automjetit të shokut të tij, astritit. Pas kësaj Zarif Konja dhe Astrit Godanci u larguan duke lajmëruar policinë. Kjo e fundit mori dëshminë e 50 vjeçarit i cili në gjëndje të dehur tha se e kishte sulmuar vëllai dhe shoku i tij.



Por mëngjesin e sotëm ai ndryshoi deklaratën e tij duke treguar se agresori  ishte vetë ai dhe se kishte kanosur, fyer dhe goditur  vëllain dhe bashkëfshatarin e tyre, astrit godancin. 50 vjeçari u arrestua dhe mbi të rëndojnë tre akuza, dhuna në familje, shkatërrim i pronës dhe kanosja.

Kurse Astrit Godanci po ndiqet në gjëndje të lirë për veprën penale dëntime të tjera me dashje. Prokuroria e Fierit po vazhdon hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!