Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më 11 maj të gjithë të mendojnë për të ardhmen”, Igli Cara: Në këtë fushatë vijmë me premtime konkrete

schedule10:22 - 9 Prill, 2025

schedule 10:22 - 9 Prill, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara thotë se vendi ëshë në regres, për shkak të qeverisjes 12-vjeçare të socialistëve.

Në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, Cara u shpreh se shqiptarët po largohen, pasi ka rënie të ekonomisë.

“Kjo, prag fushatë, jemi munduar të marrim të gjithë problemet e qytetarëve. Ajo që shohim është e trishtë. Politika është për të dhënë më të mirën për qytetarët. Në këto 12 vite shoph një regres, si qytetar në çdo fushë. Nga 4.7 milion banorë të regjistruar, sipas INSTAT kemi 2.4 milionë. Ne flasim për ekzistencën e Shqipërisë. Pse largohen shqiptarët? Sepse kanë kushte më të mira? Ato nuk gjejnë më shpresë. Pra, rënie ekonomike e familjeve, depresoni, duhet të ruajmë Shqipërinë. Duhet të mendojmë për brezin e ri. Data 11 maj, të gjithë duhet të mendojnë, çfarë bëra unë më 11 maj, për Shqipërinë, për familjen. Detyra e politikës, qeveria është produkt të votimeve.

Ne, në këtë fushatë vijmë me premtime konkrete. 65 përqind e shqiptarëve, kanë pension të ulët, variojnë nga 8-10 mijë lekë. Ne themi minimumi jetik do të shkojë 20 mijë lekë. Nuk kemi qenë të shkëlqyer në periudhën 2005-2013, por premtimet janë mbajtur. Ne kërkojmë votën për ato që do të bëjmë. Do të ulim energjinë elektrike. Në Durrës, tarifa e ujit është më e larta në Shqipëri, do përgjysmohet. Durrësi ka plagë të rënda, kemi rindërtimin akoma të pa mbyllur. Një premtim i pambajtur i Ramës. Shqiptarët kanë nevojë për shërbime të përditshme. Unë i ftoj qytetarët që të kenë besim. Sot, të jetosh në Shqipëri, është më e shtrenjtë se të jetosh në Itali”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!