Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembet çatia në një klub nate në Republikën Dominikane, dhjetëra të vdekur

schedule15:34 - 8 Prill, 2025

schedule 15:34 - 8 Prill, 2025

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane.

Autoritetet lokale informojnë se shumë persona ndodhen nën rrënoja, ndërkohë që grupet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe atyre që kanë ngecur nën rrënoja.

Mediat e huaja informojnë se nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtares së njohur të merengues Rubby Pérez në diskotekën Jet Set në kryeqytet, Santo Domingo.

Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!