Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në Jug dhe Qendër ndërsa vranësira më të dukshme lokalizohen në Veri dhe zonat Lindore të Shqipërisë.
Pasditja sjell fuqizim të vranësirave në territor të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore ndërsa dëborë, në zonat malore. Vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore, vijojnë ndikimin edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, më e ndjeshme gjatë orëve të para të ditës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.
Moti – E hënë, 15 janar 2018
Sipas MeteoAlb: Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit duke gjeneruar reshje të përkoshme shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në githë territorin ndërsa reshje të pakta pritet të bien në zona të izoluar në Veri dhe pjesërisht në Qendër të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës duke luhatur vlerat e tyre nga -2 në 14°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al