Fenerbahce është zgjuar nga goli i parë që pësoi në minutën e tetë kundër Genclerbirligi, pasi ka shënuar tre herë brenda 45 minutave të para. Protagonist absolut ishte sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi. Shtatlarti barazoi në minutën e 23-të dhe më pas ishte Luis Gustavo që e përmbysi rezultatin në 2-1.
https://twitter.com/derinspornet/status/1203010774245036033
Skenën e mori sërish sulmuesi i Kosovës, i cili në minutën e 39-të i mori një top me sparkatë lojtari kundërshtar dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë, duke e çuar në nëntë numrin e golave të realizuar këtë kampionat me gjigantin turk. /abcnews.al
https://twitter.com/derinspornet/status/1203014555976249350